Customer Service Associate - Nelt Kosovo
Date: Jan 12, 2026
Location: Prishtinë, Kosovo
Company: neltco
Grupi Nelt operon mbi parimet e biznesit etik, të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm, duke synuar të kontribuojë në zhvillimin e komuniteteve lokale dhe më të gjera. Ai operon në 12 tregje në Evropë dhe Afrikë, duke punësuar rreth 5,000 persona. Biznesi zhvillohet në mënyrë strategjike përmes tri fushave: distribucionit, logjistikës dhe zhvillimit të markave të veta.
Kultura e kompanisë së Grupit Nelt karakterizohet nga një perspektivë afatgjatë, mentalitet fitues, inovacion, përgjegjësi dhe kujdes personal, si dhe zhvillimi i punonjësve.
Shpallje për Vend Pune – Specialist i Shërbimit ndaj Klientit
Po kërkojmë një Specialist të Shërbimit ndaj Klientit për të mbështetur proceset administrative, financiare dhe komunikimin me klientët dhe departamentet e brendshme.
Përgjegjësitë kryesore:
-
Përpunimi i të dhënave dhe dokumentacionit (fatura, kreditnota, kthime, dokumente korrigjuese).
-
Krijimi, kontrolli, mbyllja dhe arkivimi i faturave dhe dokumenteve shoqëruese në sistem dhe arkë fiskale.
-
Mirëmbajtja dhe përditësimi i të dhënave të klientëve në sistem.
-
Kontrolli i dokumentacionit të mallrave dhe verifikimi i marrëveshjeve promocionale në fatura.
-
Barazimi i shoferëve dhe shitjes online, si dhe dorëzimi i pazarit ditor.
-
Ofrimi i asistencës dhe informacionit për klientët, logjistikën dhe shitjen në terren.
-
Përgatitja dhe dërgimi i raporteve ditore.
Kërkesat:
-
Arsim i mesëm (Niveli IV).
-
Minimum 1 vit eksperiencë pune.
-
Aftësi të mira komunikuese, organizative dhe menaxhimi kohe.
-
Përgjegjësi, proaktivitet dhe bashkëpunim në ekip.
-
Njohuri në financa dhe raportim.
-
Njohuri të avancuara në Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint).
Ofrojmë:
-
Ambient profesional dhe bashkëpunues.
-
Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale.