Customer Service Associate
Date: Jan 12, 2026
Location: Prishtinë, Kosovo
Company: neltco
Grupi Nelt operon mbi parimet e biznesit etik, të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm, duke synuar të kontribuojë në zhvillimin e komuniteteve lokale dhe më të gjera. Ai operon në 12 tregje në Evropë dhe Afrikë, duke punësuar rreth 5,000 persona. Biznesi zhvillohet në mënyrë strategjike përmes tri fushave: distribucionit, logjistikës dhe zhvillimit të markave të veta.
Kultura e kompanisë së Grupit Nelt karakterizohet nga një perspektivë afatgjatë, mentalitet fitues, inovacion, përgjegjësi dhe kujdes personal, si dhe zhvillimi i punonjësve.
1. Aktivitetet dhe përgjegjësitë themelore
1. Përpunon në mënyrë operative të dhënat nga tabletët përmes sistemit (fatura, dokumente korrigjuese, etj.).
2. Krijon, kontrollon dhe printon faturat, kreditnotat, kthimet dhe të gjitha dokumentet shoqëruese.
3. Mban të gjitha të dhënat dhe ndryshimet në lidhje me klientin në sistem.
4. Kontollon dokumentat e mallrave.
5. Përgjegjës për barazimin e shoferave, dhe shitjes online.
6. Dorëzon pazarin ditorë te personi përgjegjës i arkës.
7. Përgjegjës për mbylljen e faturave në sistem dhe arkë fiskale.
8. Arkivon të gjithë dokumentacionin në shërbimin ndaj klientit sipas procedurave përkatëse.
9. Ofron mbështetje për kolegët e logjistikës dhe shitjes në terren në formën e të gjitha informacioneve të mundshme dhe
dokumentacionit të dërgimit.
10.Verifikon dhe kontrollon marrëveshjet e promos në fatura për çdo ndryshim të mundshëm.
11. Komunikon me klientët duke u ofruar atyre të gjitha llojet e asistencës në formën e informacionit dhe dokumentacionit.
12. Përpunimi dhe dërgimi i raporteve ditore për pjesën e departamentit .